Report TV - Veliaj përuron përfundimin e bllokut të banimit te Fusha e Aviacionit

2016-10-18 2

Përfundon rikualifikimi urban i bllokut të banesave në Fushën e Aviacionit. Falë investimit të Bashkisë së Tiranës, një hapësirë prej rreth 14.7 ha, ku banojnë kryesisht qytetarë të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, ka sot një infrastrukturë moderne dhe kushte më të mira jetese.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi rëndësinë e investimit në këtë zonë informale, banorët e së cilës ndonëse ishin shumë pranë qendrës së Tiranës, jetonin në kushte të këqija, larg të qenit pjesë e urbane e kryeqytetit.