Report TV - Masakrohet Varri Monumental i Faik Konicës në Parkun e Tiranës

2016-10-17 1

Masakrohet varri monumental i personalitetit të letrave shqipe Faik Konica. I vendosur mbi këtë varr busti i tij është lyer me bojë të zezë në pjesën e fytyrës.

Disa elementë të këtij monumenti janë shkulur e grabitur. Nuk mungojnë edhe shkarravinat me fjalë të pista pas tij, të cilat nuk guxon t?i shohësh me sy.

Eshtrat e Konicës u kthyen në atdhe në vitin 1995, pas 50 vjetësh sipas amanetit që kishte lënë dhe u vendosën në Parkun e Tiranës, pranë varreve të vëllezërve Frashëri. Ndërkohë edhe monumenti i rilindësve Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri ka nisur të dëmtohet.

Free Traffic Exchange