Partia demokratike paralajmëorjn radikalizim të qëndrimit të saj në raport me marrëdhinet me parlamentin. Kryetari i grupit të PD, Edi Paloka në një prononcim për disa media shprehet se reforma zgjedhore që siguron votën e lire, është kusht kryesor që konfirmon demokracinë në vend.
Sipas tij, kryeministri nuk ka vullnet për ta kryer këtë reformë pasi dy pretendimet kryesore të opozitës, votimi elektronik dhe financimin i partive 100 përqind nga buxhetit i shteti nuk janë pranuar nga shefi i qeverisë. Për Palokën edhe qëndrimi i opozitës në sallën e Kuvendit në këto kushte është i pakuptimtë.