Zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Shëngjergjit ku mbeti i vdekur Besnik Pudja dhe një tjetër person u plagos. Shqiptarja.com publikon foton e viktimës pas ngjarjes kur ka mbërritur policia, teksa duket qartë edhe arma e krimit. Në foto duket dora e majtë e autorit me gishtin tregues të hapur, në pozicion i ngjashëm me atë të qitjes.
Gjithashtu arma e krimit është pranë trupit të viktimës dhe e paprekur nga persona të tjerë që pas shkrepjes. Sipas Policisë, turpi nuk është lëvizur nga vendi. Ekspertët kriminalistë e kanë gjetur trupin pikërisht në vendin ku ka ndodhur ngjarja, kjo e mbështetur edhe në gjurmët e gjakut dhe provave të tjera të gjetura.