Report TV - Basha: Rama kundër votimit elektronik, shkak droga

2016-10-17 0

?Pasi nuk ka mbajtur asnjë premtim, Edi Rama nuk mund të përballet me qytetarët në zgjedhje të lira dhe të ndershme, prandaj është kundër votimit dhe numërimit elektronik dhe shpreson se me presionin e krimit dhe paratë e drogës dhe korrupsionit të deformojë vullnetin e zgjedhësve?.

Këtë deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në bashkëbisedim me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në Korçë. Sipas tij, zbatimi i ligjit të dekriminalizimit dhe largimi i Edi Ramës janë themeli i garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.