Në më pak se 4 muaj përdorimi i drogës gjatë drejtimit të mjetit nga shoferët ka shkaktuar zyrtarisht 5 viktima vetëm në Tiranë dhe Durrës, ndërsa shifrat janë më të larta nëse përfshin dhe aksidentet me pasoja apo dëmtime si dhe të gjithë qarqet e vendit.
Rasti më i fundit ishte ai me 3 vajza të pafajshme të cilat u aksidentuan nga Dashnor Deliallisi në autostradën Tiranë-Durrës në Sukth ku dhe vetë Delallisi gjeti vdekjen.