Qindra qytetarë, miq, të afërm, artistë, shkrimtarë e politikanë i kanë dhënë paraditen e kësaj të diele lamtumirën e fundit ish shkrimtarit e ish-politikanit Laço.
Teodor Laço është përcjellë me nderime të mëdha nga dera e Ministrisë së Kulturës, institucion të cilin ai e drejtoi në vitet 1994-1997.
Në këto homazhe kanë marrë pjesë Kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Vdekjen e Teodor Laços kryetari i Kuvendit e konsideruar si një humbje të cilën do ta ndjejnë të gjithë. ?Ka lënë gjurmë e do kujtohet përgjithmonë? tha Meta.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar kontributin e Laços në letërsi, kinema e teatër.
Ministrja e Kulturë Mirela Kumbaro e ka vlerësuar si mik të letrave dhe si një ish drejtues të institucionit. Kumbaro theksoi se Laço e meriton të përcillet me nderime nga dyert e Ministrisë së Kulturës, që dikur ka qenë edhe kinostudioja shqiptare.