Report TV - Tërmet 5.3 ballë në Jug, banorët e gdhijnë jashtë në Gjirokastër

2016-10-17 1

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter ka goditur rreth orës 22:15 të mbrëmjes së kësaj të shtune, jugun e vendit.

Lëkundjet janë ndjerë në Korçë, Gjirokastër, Vlorë si dhe Sarandë. Epiqendra e tërmetit prej 5.3 ballë, ka qenë në Greqinë Veriore, në afërsi të Janinës, ndërsa forca e tij është përhapur edhe në territorin shqiptar.

Mësohet se lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda, çka ka shkaktuar edhe panik te qytetarët.

Tërmeti është ndjerë edhe në qytete të tjera si në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Ndonëse lëkundjet kanë qenë me intensitet të fortë, nuk kanë shkaktuar të lënduar apo dëme materiale.

Free Traffic Exchange