Report TV - "Ikonat" Gjergji Thimo kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë

2016-10-17 6

U arrestua 3 vite më parë në operacionin ?Ikona? dhe u dënua me 4 vite e 8 muaj burg për vjedhje e veprave të artit, Gjergji Thimo i drejtohet Gjykatës së Lartë duke kërkuar pafajësinë.

Kërkesa e Thimos është depozituar pak kohë më parë pranë Kolegjit Penal kjo pasi Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi pretendimet e Thimos për pafajësi dhe kthim të koleksionit që ai dispononte.

Sipas Gjykatës së Apelit e cila më 30 Shtator 2015 është shprehur me vendim se hetimet ndaj Thimos janë kryer të plota dhe dënimi i tij ka qenë i bazuar në ligj nga Gjykata Penale e Shkallës së Parë.

Ende Gjykata e Lartë nuk ka nxjerrë një datë se kur do të marrë në shqyrtim kërkesën e Gjergji Thimos ndërsa rezulton se ai tashmë ka kryer më shumë se gjysmën e dënimit prej 4 vite e 8 muaj.

Free Traffic Exchange