Një tjetër projekt i Bashkisë së Tiranës ka përfunduar sot. Është fjala për rrugën ?Ali Demi?, e cila falë investimit të bashkisë, por edhe kontributit të banorëve përmes pagesës së taksës së parkimit, tashmë është asfaltuar dhe me trotuare të reja, sinjalistikë, ndriçim rrugor, si dhe një rrjet të ri kanalizimesh.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputeti i PD, Ditmir Bushati, teksa inspektoi mbylljen e punimeve, theksoi se ky është një nga projektet kryesore që synon përmirësimin e infrastrukturës në njësinë nr.1, pasi së shpejti nisin punimet edhe për disa projekte të tjera në këtë zonë.
?Kemi përfunduar me rrugën ?Ali Demi?, e cila fillimisht nisi me sistemimin e trotuareve, por falë pagesave që u mblodhën nga qytetarët që kanë paguar parkingun në Tiranë, rritëm investimin dhe mundësuam shtrimin e rrugës, duke bërë edhe disa ndërhyrje të vogla në infrastrukturë.