Report TV - Drejtësi, dy mijë denoncime në duart e vëzhguesve të huaj

2016-10-17 0

Atë që nuk e bëri prej vitesh Këshilli i Lartë i Drejtësisë, për konstatuar dhe ndëshkuar praktikat abuzive në gjykata, pritet t?a realizojnë institucionet e Vetingut, të cilët do të kalojnë në skaner të trefishtë njerëzit e drejtësisë.

Mbi dy mijë denoncime të qytetarëve ndaj 400 gjyqtarëve në Shqipëri, për zvarritja të gjyqeve, shkelje të etikës, shkelje flagrante të ligjit, shkelje të afateve, organizim i dobët i punës, dyshime për korrupsion etj., të injoruara nga KLD, do të jenë objekt i organeve të Vetingut, në kuadër të përgatitjes së raportit për aftësitë profesionale për çdo gjyqtar. Raporti do të përcaktojë nëse gjyqtari është i përshtatshëm apo jo për të qenë pjesë e sistemit.