Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur prej mbrëmjes së kaluar dhe kanë vazhduar mëngjesin e sotëm kanë shkaktuar probleme të mëdha në Lezhë.
Shumë rrugë dhe trotuare janë përmbytur nga reshjet e dendura të shiut, duke vështirësuar qarkullimin dhe aktivitetin normal të jetës së qytetit në këtë ditë të diel.
Shumë biznese të kateve të para janë dëmtuar nga reshjet me intensitet të lartë që kanë rënë përgjatë natës
Rrugët e përmbytura kanë krijuar mjaft probleme, veçanërisht për drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme dhe në zonat rurale të Lezhës.