Report TV - Aksident në Laprakë, 58-vjeçarja përplaset për vdekje në semafor

2016-10-17 10

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Laprakës në Tiranë.

Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësore, teksa kjo e fundit ka qenë duke kaluar semaforin.

Viktimë e këtij aksidenti është identifikuar shtetësja Age Beqiri, 58-vjeçe, ndërsa drejtuesi i mjetit është A.C. Ky i fundit është shoqëruar nga policia në komisariat.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Dritan Hoxha, kryqëzimi i Laprakës. E aksidentuara ka mbetur e plagosur rëndë në vendngjarje, por pavarësisht se është transportuar menjëherë në drejtim të Spitalit të Traumës, nisur edhe nga afërsia e tij, ka ndërruar jetë në spital.

Free Traffic Exchange