Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar sot ndaj akuzave dhe sulmeve që po i bëhen atij dhe bashkisë së Tiranës, ku ka thënë se këto akuza e shpifje politike nuk e devijojnë atë nga misioni i vetëm që është shërbimi ndaj qytetarëve.
?Më vjen mirë sepse jemi fokusuar te puna. Ky ka qenë vetëm viti ynë i parë dhe banorët e njësisë 3 kanë parë disa investime në kopshte, çerdhe, shkolla dhe infrastrukturë. Kështu do të vijojmë edhe në tre vitet e tjera. E di që shumë qytetarë janë të shqetësuar nëse bashkia do të fillojë të politizohet e të merret me fushatën e sharjeve e shpifjeve. Dua t?i siguroj ata se jam i fokusuar dhe nuk ka asnjë sharje, shpifje dhe asnjë sulm politik që më bën të devijoj nga misioni për t?i shërbyer qytetarëve të Tiranës?, siguroi ai, duke theksuar se motoja e bashkisë do të vazhdojë të jetë puna.