Report TV - Durrës, 500 banesa s’do legalizohen Gjuzi: Janë rrezik për përmbytjet

2016-10-17 1

Përmbytjet e qindra shtëpive në zonën e Shijakut deri në grykëderdhjen e lumit Erzen dimrin e kaluar i kanë detyruar specialistët e ALUIZNIT në Durrës që ti skualifikojnë këto banesa nga procesi i legalizimit.

Janë rreth 500 objekte, kryesisht banesa të cilat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit.

Drejtori i ALUIZNIT në Durrës, Flamur Gjuzi thotë se mbi 500 objekte të ngritura përgjatë lumit Erzen, për shkaqe sigurie janë përjashtuar nga procesi i legalizimeve.

Banorët e kësaj zone në muajin janar të këtij viti u përmbytën për shkak të daljes nga shtrati të lumit Erzen duke pësuar dëme të mëdha ekomomike.

Free Traffic Exchange