Report TV - Tentojnë të korruptojnë policët Arrestohen pesë drejtues mjetesh

2016-10-17 1

Policia e shtetit ka arrestuar 5 persona, pasi tentuan të korruptonin punonjësit e policisë për të shmangur gjobat për shkelje të Kodit Rrugor.

Policia e Elbasanit ka arrestuar Misir Bojën 48 vjeç, pasi tentoi t'i jepte para punonjësit të policisë për të mos marrë masë administrative për shkelje të Kodit Rrugor.

Sipas policisë, Boja u arrestua nga efektivat e policisë pasi në aksin rrugor Peqin ? Elbasan, në vendin e quajtur ?Kryqëzimi Gjocaj? është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore Elbasan, për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin kamionçinë në shkelje të Kodit Rrugor.