Report TV - Jeta luksoze e 4 kultivuesve nga Fushë Kruja që u kapën

2016-10-17 17

Në bazë të një hetimi të zhvilluar nga Prokuroria e Krujës, në bazë të informacionit të Policisë së Shtetit, janë arrestuar katër persona, të dyshuar se janë organizatorë dhe sigurues punëtorësh për kultivimin dhe shitjen e lëndës narkotike cannabis sattiva.

Gjatë ndërhyrjes policore, e cila ka vepruar me urdhër të Prokurorisë së Krujës, është bërë e mundur zbulimi i disa parcelave me rreth 5000 bimë cannabis, si edhe janë arrestuar të dyshuar si organizatorë, Edmond Kadiu dhe Elton Bababi, person që siguronte punëtorët, Elton Baroka, ndërsa shofer i furgonit që transportonte punëtorët në parcela, Idajet Gashi.

Të arrestuarit janë të gjithë banorë të Fushë-Krujës.

Free Traffic Exchange