Përmbytja që preku zonën e Kurbinit dhe Milotit shkatërroi shumë nga banesat dhe bizneset familjare të këtyre zonave.
Report TV ishte në dy nga familjet, banesat e të cilave u pushtuan nga uji. Edhe pse ka 4 ditë që kur ndodhi përmbytja, dy nga familjet ku ishim me kameran tonë vazhdojnë të kenë sërish prezencë uji në banesë.
Familja Lleshi prej tetë anëtarësh vazhdon të jetë e përmbytur. Kryefamiljari Gjok Lleshi, thotë se askush nuk është interesuar për gjendjen e familjes së tij edhe pse banesa vazhdon të jetë e përmbytur me rreth 50 centimetra ujë brenda.
Lleshi thotë se që atë natë kur banesa e tyre është përmbytur, familjarët e tij janë shpërndarë për të qëndruar tek komshinjtë.