Report TV - PD:Dvoranit i ka mbaruar mandati në Kushtetuese, por Rama e mban

2016-10-17 0

Partia Demokratike përmes kreut të Departamentit të Rendit e Sigurisë Enkelejd Alibeaj ka akuzuar sot kryeministrin e vendit edi Rama se ka bllokuar Gjykatën Kushtetuese për largimin e Ardian Dvoranit ndonëse atij i ka përfunduar mandati prej kohësh.

Në një dalje për mediat nga selia e PD Alibeaj ka thënë se me ndërhyrjen e Ramës Kushtetuesja nuk po zbaton vendimin e marrë për mbarimin e mandatit ndaj Dvoranit.

Sipas PD-së ky është delegjitimimi kriminal dhe i shëmtuar i drejtësisë dhe se ajo e dënon ashpërsisht, e shpall të papranueshëm dhe nuk do ti pranojë kurrë Dvoranët e Ramës.

Free Traffic Exchange