Report TV - Kodi Zgjedhor të reflektojë rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Shoqërisë Civile

2016-10-17 0

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, prezantoi sot katër shyllat mbi të cilat, sipas tij, duhet të bazohet puna për miratimin e reformës zgjedhore. Dekriminalizimi i partive, zvogëlimi i numrit të deputetëve, listat e hapura dhe minimizimi i numrit të biznesmenëve deputetë në Parlament ishin pikat ku u ndal kryetari i Kuvendit, gjatë një konference për zgjedhjet, të organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.