Kryetarja e Dhomës së deputetëve të Italisë Laura Boldrini gjatë viztës zyrtare në Tiranë, ka zgjedhur të shkojë edhe te Bunk'Art. Boldrini është njohur nga afër me historinë e bunkerit anti-atomik dhe është mahnitur nga vepra që është ndërtuar gjatë kohës së diktaturës.
Kryetarja e Dhomës së Deputetëve në Itali vizitoi edhe një dhomën e cila ishte bërë për ish-diktatorin Enver Hoxha.
Laura Boldrini ka vizitur shumicën e dhomave të cilat ishin ndërtuar për të mbrojtur kastën që drejtonte në atë kohë shtetin, ku mes tyre ishte edhe salla ku do të mblidhej Kuvendi në rast se do të kishte ndonjë sulm bërthamor.
E shoqëruar edhe nga Ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, Boldrini u shpreh se Bunk'art është një pasuri, për sa i përket fushës së turizmit. Sipas saj, me këtë vepër shumë turistë të huaj, kanë mundësi të njohin historinë e diktaturës.
Më pas, Boldrini ka lënë edhe një shënim në librin e përshtypjeve, ku vlerësoi këtë pikë turistike, si ndër më të veçantat në Tiranë.