Report TV - Idrizi: I falim grekët, nëse ata pranojnë genocidin në Çamëri

2016-10-17 1

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim e Unitet Shpëtim Idrizi ka thënë sot se çamët janë të gatshëm që të falin grekët, por vetëm atëherë kur shqiptarëve t?iu kërkohet ndjesë për krimet e bëra ndaj tyre.

Teksa ka folur në seancën plenare të ditës së sotme, ai ka paralajmëruar se asnjë varrezë greke nuk do të lejohet që të ndërtohet në Shqipëri, sa kohë që në Greqi nuk do të ndërtohen varret e çamëve.

Duke u ndalur tek çështja çame, ai tha se ajo nuk i përket së shkuarës por të tanishmes dhe prek çdo shqiptar.