Një aksident automobilistik ka ndodhur në Sukth të Durrësit ku dy automjete janë përplasur e për pasojë kanë humbur jetën 4 persona.
Të dhënat paraprake bëjnë të ditur se automjeti që ka shkaktuar aksidentin ka qenë duke u drejtuar nga Dashnor Deliallisi ndërkohë që automjeti që ka qenë duke shkuar drejt Durrësit ka pasur 3 vajza.
Automjeti tip "Benz" me targa AA 979 GV me të cilin po udhëtonte Deliallisi nga Durrësi ka qenë në drejtim të Tiranës dhe automjeti tjetër ku ishin vajzat ishte me targa AA 694 IL dhe nga përplasja mjetet janë shkatërruar plotësisht.