Report TV - Bebja 1 muajshe braktiset në një rrugicë të Tiranës

2016-10-17 2

Një bebe 1 muajshe është gjetur e braktisur në një rrugicë të Tiranës. Kanë qenë banorë të rastit që kanë dëgjuar të qarat e foshnjes dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Foshnja është dërguar në maternitetin ?Mbreteresha Geraldine? ku po kurohet për ftohje, por mister mbetet fati i prindërve apo ndonjë familjari.

Foshnja e braktisur në mëshire të fatit
Një foshnje 1-muajshe e seksit femër është gjetur dje pasdite e braktisur në kryeqytet në rrugën "Arkitekt Sinani". Foshnja u gjet nga shtetasja Fatbardha Zerani, pranë pallatit me nr 228 në rrugën ?Arkitekt Sinani?. Ajo po dilte bashkë me dy vajzat e saj në një kafene pranë shtëpisë së tyre.

Ata kanë njoftuar policinë ku kjo e fundit pasi ka marrë fëmijën e ka dërguar atë në maternitetin ?Mbreteresha Geraldine?.