Report TV - Patos, Ekonomi: Kemi objekte të lira, shfrytëzojini me kontratë 1 Euro

2016-10-17 15

Nga Patosi gjatë një vizite në dy kompani fason, ministrja Milva Ekonomi tha se, MZHETTS nëpërmjet drejtorisë së pronës ka në dispozicion me qindra objekte në të gjithë territorin e Shqipërisë të cilat janë të gatshme për t'u vënë në shërbim të biznesit me kontratën simbolike 1 Euro.

Duke dhënë detaje për kontratat 1 Euro ministrja e Ekonomisë tha: ?Tre vitet e fundit janë realizuar 21 kontrata, dhënie objektesh shtetërore me qiranë simbolike 1 Euro në ndihmë të sipërmarrjes të cilat kanë mundësuar deri më tani investime me vlerë 25 milion Euro dhe kanë punësuar 3000 personave. I ftoj sipërmarrësit të vijnë në MZHETTS apo edhe të shohin përmes dritares së vetme të shërbimeve AIDA si t?i përdorim këto prona?.