Report TV - Alibeaj: Rama dhe Tahiri mbrojtën kokat e 21 tonë kanabis në Vlorë

2016-10-17 0

Kreu i departamentit për rendin dhe sigurinë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat është shprehur se çdo javë ndodh një ngjarje dhe një skandal që hedh poshtë propagandën e Edi Ramës për rendin dhe për shtetin që ai thotë se po bën.

Sipas tij, çdo javë ka një ngjarje që dëshmon inkriminimin e tij e të ministrit të brendshëm dhe lidhjet që kanë me trafikun e me bandat.