Report TV - Vlorë,30 familje ngrihen në protestë prej dy javësh janë pa energji

2016-10-17 0

Anëtarët e 30 familjeve që jetojnë në lagjen ?24 maji? në qytetin e Vlorës kanë protestuar sot dhe shkak për këtë është bërë mungesa e energjisë elektrike.

Sipas banorëve ata kanë dy javë që nuk janë furnizuar fare me drita çka ka sjellë një vështirësim të kushteve të jetesës.

Mungesa e energjisë ka ardhur për shkak të vjedhjes së transformatorit që furnizon me drita zonën, por që deri tani nuk është zëvendësuar.