Krimi dhe dhuna në familje, vijojnë të mbeten shqetësim për policinë e kryeqytetit.
Për këtë shkak, komisariateve të policisë së Tiranës, iu është kërkuar që të evidentojnë me saktësi në një regjistër të posaçëm rastet e dhunës në familje dhe rastet e kërkesave për urdhra mbrojtjeje.
Një regjistër i tillë pritet të vijojë të ngrihet edhe në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Kjo pohohet për REPORT TV, nga burime të Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit, ndërsa që prej se martës, ka nisur vlerësimin e treguesve të punës në komisariate.