Report TV - Çështja Çame, Hado: Jo ndryshim të kufijve por rikthim pronash

2016-10-17 1

Kryetari i Shoqatës Çamëria, Abaz Hado ka reaguar ditën e sotme për letrën që ministri i jashtëm grek Kotzias i ka dërguar komisionerit Hahn, duke i shkruar se në Greqia nuk ka çështje çame.

Hado është shprehur se nuk kërkojnë ndryshim të kufijve por rikthmin e pronave. Kryetari i Shoqatës është shprehur se Çështja Çame tashmë nuk ka kthim mbrapa dhe se BE nuk ka frikë nga Greqia.

''Greqia kërkon të mohojë genocidin ndaj shqiptarëve në 1944. Kotziasi e di mire se, nuk harrohen largimet masive të shqiptarëve'', ka deklaruar Hado.