Report TV - Dekriminalizimi, ligji në 7 muaj nuk ka penalizuar asnjë zyrtar

2016-10-17 0

Shtatë muaj nga hyrja në fuqi e ligjit për dekriminalizimit efektet e tij thuajse nuk ekzistojnë dhe asnjë politikan me të shkuar kriminal nuk është penalizuar. ReportTv ka kontaktuar me strukturën e posaçme në Prokurorinë e Përgjithshme që zbaton këtij ligj, por rezultatet e saj janë thuajse të papërfillshme ku pas 7 muaj të vetmet raste që janë nën hetim i përkasin dy kryebashkiakëve atij të Kavajës e Krujës për të cilat ende nuk ka një vendim përfundimtar të rezultateve nga hetimet e kësaj njësie.