Shumë maturantë kanë fituar në disa degë edhe në raundin e dytë. Kjo do të bëjë të mundur që një të ketë përsëri me mijëra kuota bosh, të cilat pritet të plotësohen pas datës 16 tetor, ditë kur përfundon edhe regjistrimi i fituesve. Burime nga Ministria e Arsimit bëjnë me dije se shanset për kandidatët që janë poshtë vijës së kuqe do të jenë të mëdha.
Kështu në datën 17 tetor, maturantët duhet të kontrollojnë nëse janë shpallur fitues ose jo dhe menjëherë të shkojnë të bëjnë regjistrimin. Edhe në datat 18 dhe 19 tetor, do të ndodhë e njëjta situatë. Shumë e rëndësishme për kandidatët që nuk kanë fituar është procedura e regjistrimit, që duhet bërë sa më shpejt.