Gjatë vizitës në Hamburg, Kryeministri Edi Rama nga Forumi Ekonomik Gjermani-Shqipëri ftoi investitorët gjermanë në Shqipëri.
Kryeministri iu drejtua investitorëve gjermanë me ftesën për të eksploruar mundësitë që Shqipëria ofron në fusha me potencial të lartë zhvillimi si energjia, turizmi, infrastruktura, bujqësia e industria ushqimore, administrimi i ujërave.
?Potenciali është shumë i madh në fushën e energjisë, nga hidro tek nafta dhe mineralet. Dua të nënvizoj faktin që sot po shohim një rikthim në industrinë minerare, ku ne po fillojmë të mbyllim ciklin e prodhimit, së bashku me atë të nxjerrjes, gjë që deri disa vite më parë nuk ndodhte në Shqipëri.
Ne po shohim investime të mëtejshme në eksplorimet e naftës dhe investime të tjera në hidrocentrale dhe të gjitha këta janë përbërës të një ekonomie që është gjithmonë e më shumë e bazuar në burimet e qëndrueshme të rritjes.
Sektori prodhues ka një potencial të madh zhvillimi, me një kosto ende shumë të ulët të krahut të punës, por me cilësinë më të lartë që dikush mund të kërkojë për tregun europian.?