Report TV - Ilir Meta: Po punojmë me Greqinë për pensionet dhe çështjet e vjetra

2016-10-17 1

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë vizitës në Greqi ka theksuar edhe një herë tjetër se çështjet e vjetra mes dy vendeve duhet të zgjidhen, por në mënyrë konstruktive që të mos mungojë zhvillimi i gjithanshëm i marrëdhënieve dhe interesave midis dy vendeve.

"Natyrisht ka edhe çështje që i takojnë të kaluarës, që janë të mbartura dhe është e nevojshme të zgjidhen, por është e rëndësishme që këto çështje të ngrihen në një frymë konstruktive, që të mos mungojë zhvillimi i gjithanshëm i marrëdhënieve dhe interesave midis dy vendeve tona, dhe besoj që në këtë drejtim, po ecet dhe do të ecet akoma edhe më mirë? tha Kryetari i Kuvendit.

Gjatë takimit me emigrantët shqiptarë, Meta theksoi se janë duke punuar mes dy shteteve për të problemet që hasin shqiptarët në Greqi.

Free Traffic Exchange