Report TV - Përmbytjet në Lezhë, një i vdekur 100 banesa në ujë,mbyten 110 dhi

2016-10-17 1

Reshjet e shiut dhe përmbytjet në 24 orët e fundit në zonën e Kurbinit, Dibrës dhe Mirditës kanë lënë një të vdekur, janë evakuuar 9 familje, mbi 100 banesa janë dëmtuar, mbi 100 bagëti kanë ngordhur, ndërsa mbi 300 hektarë janë mbuluar nga uji.

Kol Menga 48 vjeç si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka rënë në përroin që kalon përmes qytetit në vendin e quajtur "Kodra e Bushit" në Laç duke u mbytur.

Sipas të dhënave të para të policisë, 48-vjeçari ka rënë në mënyrë aksidentale duke gjetur vdekjen nga prurjet e mëdha të ujit nga reshjet e dendura të shiut.

Por sipas Prefektit të Lezhës, 48-vjeçari po tentonte që të shpëtonte biznesin e tij nga përmbytjet në momentin që e ka rënë duke gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40 të mbrëmjes së djeshme te "Kodra e Bushit".

Në Kurbin janë përmbytur 30 banesa në zonën e stadiumit, 20 banesa të lagjen ?Demokracia?, si dhe disa banesa në lagjen Sanxhak.

Në Shullaz dhe në Malbardhë, në Njësinë Administrative Milot, situata ka qenë më e vështirë sepse dalja e ujërave të përroit ka sjellë përmbytjen e rreth 50 banesave.

Në afërsi të autostradës me ndihmën e forcave të policisë janë evakuar 6 familje, më të rrezikuarat.