Report TV - Kardinali Ernest Troshani: Zoti e ruajtë atë që më arrestoi

2016-10-17 0

"Zoti e ruajtë atë që më arrestoi". Kështu u shpreh Kardinali shqiptar, Dom Ernest Troshani, 88-vjeç, i sapokthyer në aeroportin "Nënë Tereza".

Troshani u shpall Kardinal nga Papa Françesku dy ditë më parë. Troshani tha se nuk e priste këtë vendim të Atit të Shenjtë, pasi siç theksoi, në meshën e së dielës ishin mbi 1000 përfaqësues të Kishës Katolike nga vende të ndryshme të botës.

Në këtë ditë të shënuar për të, Dom Ernest Troshani përcolli edhe një mesazh për atë që e arrestoi 43 vite më parë.

"Zoti e ruajttë personin që më ka arrestuar. Të përhapim dashurinë dhe vëllazërinë kudo. Veprat tona të shërbejnë për të mirën e njerëzve. Çdo njeri, vëllazëri, pqqen, lutje, ndihmë, bashkëpunim e harmoni. Mesazhi më i madh është, o zot shtiju mendjen të gjithëve. Veprat e mira e ndjekin shpirtin kudo ku shkon. Katolikë, myslimanë e baktashinj kanë vetëm një zot. Të gjithë besimtarët kemi një zot", u shpreh Troshani, duke shtuar se nuk e priste se do të shpallej Kardinal. "Nuk e kam pritur dhe as nuk më ka shkuar në mendje". "Aty ishin edhe personalitete të tjera, gati 1000 veta dhe nuk më shkonte mendja".

Troshani u prit në aeroport nga kryeministri Edi Rama.

Free Traffic Exchange