Report TV - Ish-pronarët do të kompensohen me tokat bujqësore të zaptuara

2016-10-17 2

Tokat e ish-kooperativave dhe ish-ndërmarrjeve bujqësore të zëna në mënyrë të paligjshme do t?i kalohen Agjencisë së Trajtimit të Pronave me qëllim që të përdoren për kompensimin fizik të ish pronarëve.

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në ligjin për titujt e pronësisë mbi tokat bujqësore. Ato parashikojnë që drejtoritë e administrimit dhe mbrojtjes së tokës, së bashku me komisionet vendore, të dërgojnë brenda 2 muajsh për regjistrim në ZVRPP vendimin gjyqësor përfundimtar për sipërfaqet e tokës të liruara nga fitimi, mbajtja dhe përdorimi i paligjshëm i tyre, që kalojnë në pronësi të shtetit.

Komisioni vendor, një kopje të vendimit gjyqësor përfundimtar, të planvendosjes së ngastrave i paraqet në Agjencinë e Trajtimit të Pronës. Këto sipërfaqe të tokës përdoren për fondin e kompensimit fizik, në zbatim të ligjit ?Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave?.

Free Traffic Exchange