?Gjithkush që është kundër krimit në pushtet, kundër drogës dhe kundër prishjes dhe kapjes së zgjedhjeve është i mirëpritur në aleancën qytetare për largimin e Edi Ramës dhe kthimit të vendit në normalitet?.
Ka qenë ky mesazhi që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përcjellë nga takimi me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike të Vorës, mes të cilëve edhe shumë përfaqësues të së majtës të zhgënjyer nga Edi Rama.
?Aleanca kundër krimit në pushtet po rritet çdo ditë?, tha Basha, duke theksuar se kësaj aleance i janë bashkuar edhe kritike të fortë dhe të hapur ndaj Partisë Demokratike. ?Sepse të gjithë sot e dinë se me Edi Ramën e keqja ka pllakosur Shqipërinë? ka thënë ai.
Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se pa dekriminalizimin e pushtetit nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk mund të ketë siguri dhe mirëqënie për qytetarët.