Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike Grida Duma ka denoncuar sot censurimin, që sipas saj, i është bërë akuzave të PD-së për mbylljen e një emisioni televiziv nga disa prej mediave në vend.
Sipas Dumës, kjo është bërë me ndikimin e drejtpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Ajo ka thënë se çensura e tyre ndaj medias është rritur por në proporcion të drejtë është rritur edhe revolta e qytetarëve