'Të njohim Shqipërinë'. 354 turistë gjermanë të mbërritur sot në portin e Vlorës me krocerën 'BERLIN' kanë sfiduar motin e keq me shi, duke ndërmarrë një udhëtim të veçantë me biçikleta nga Vlora drejt Fierit dhe Apolonisë.
Turistët që kanë mbërritur në portin e Vlorës nga Kotorri i Malit të Zi dhe do të qëndrojnë në Shqipëri për disa orë.