Report TV - 22 vjeçari me 9 apartamente në Durrës, familjarët: Ja e vërteta

2016-10-17 3

Sekuestrimi i 9 apartamenteve në Durrës nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas dyshimeve të saj se këto pasuri janë vënë nga të ardhura të aktiviteteve kriminale, ka sjellë reagimin e të afërmve të 23-vjeçarit Arlind Kalaja, i cili i zotëron këto kompani.

Nëpërmjet një dokumenti, i siguruar ekskluzivisht nga Shqiptarja.com, që sipas tyre e kanë dorëzuar në Prokurori dhe që flet për një akt transaksioni, të ardhurat financiare kanë lindur nga një dëmshpërblim financiar nga një kompani sigimesh italiane, pasi nëna dhe motra e 23-vjeçarit Kalaja kanë humbur jetën në një aksident rrugor. Nëna Vjollca Kalaja dhe motra Brikida Kalaja, në këtë aksident kanë humbur jetën, ndërsa Arlind Kalaja ka shpëtuar vetëm më dëmtime.

Free Traffic Exchange