Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka nisur sot një vizitë zyrtare në Greqi me ftesë të Presidentit të Parlamentit të Greqisë, Nikolaos Voutsis. Meta dhe delegacioni parlamentar shqiptar që e shoqëron atë u pritën fillimisht në një takim nga Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias.
Gjatë takimit Kryetari i Kuvendit theksoi rëndësinë e avancimit të axhendës parlamentare dhe se parlamentet janë vendet ku mblidhen të gjithë forcat politike në të dy vendet dhe përfaqësojnë interesat e dy popujve tanë.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryediplomatin grek, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, është pyetur nga gazetarët lidhur me çështjen Çame. Meta ka deklaruar se dy vendet duhet të zgjidhin çështjet e së kaluarës.
"Në këtë kuadër unë besoj se për çështjen ?Çame? që ju pyetët, ekzistojnë ende dy qasje të ndryshme le të themi, por unë besoj se me durim dhe mënyrë konstruktive, ne kemi mundësi të ecim për gjithë problemet e së kaluarës drejt një zgjidhjeje ku përfitojnë të dy vendet tona dhe të dy popujt tanë", u shpreh Meta.