Ky është viti i shqiptarëve. Pas Shenjtërimit të Nënë Terezës dhe lumnimit të 40 martireve, tashmë Papa Françesku na surprizon sërish, thotë Famullitari i Shkodrës Dom Artur Jaku, i cili nuk e fsheh lumturinë për shpalljen Kardinal të Dom Ernest Troshanit.
Dom Arturi bën me dije se ketë të diele, në vigjilje të festës së Zojës, mesha do të mbahet nga Kardinal Ernest Troshani në katedralen "Shen Shtjefeni".
Papa Françesku këtë të diele në meshën e shenjtë në Vatikan shpalli kardinal nderi Dom Ernest Troshanin.