Ndryshimi i temperaturave ka bërë që në spitalin rajonal të Fierit të ketë një dyndje të fëmijëve, të cilët paraqiten me temperaturë të lartë, kollë, brokploemoni, diarre dhe të vjella.
Sipas mjekes pediatre Alma Muka vizitat e fëmijëve në 24 orë variojnë nga 80 deri në 100, ndërkohë që 30 deri në 40 prej tyre shtrohen në repartin e pediatrisë për mjekim.
Sipas mjekes, më të prekurit janë fëmijët nën 1-vjeç.
Mjekët apelojnë që prindërit të kujdesën shumë për veshjen e fëmijëve.