Banorët e dy fshatrave në Njësinë Administrative të Ungrejt në Lezhë kanë dalë nga izolimi që kishin pasur prej vitesh për shkak të mungesës së rrugës.
Falë një investimi të Bashkisë Lezhë, prej muajsh ka nisur puna për hapjen e 10 kilometrave rrugë në këtë zonë malore që lidh qendrën Administrative me fshatrat Sukagji dhe Gjazuj.