Kryeministri Rama në komunikimin javor në rrjetin social Facebook ka komentuar raportin e Guardia di Finanza të publikuar pak ditë më parë për fotografimin dhe asgjësimin e kanabisit në Shqipëri.
Kryeministri shprehet se sipas raportit të Guardia di Finanza 99.8% të parcelave të fotografuara u shkatërruan dhe këtë nuk e thotë policia, por një trupë e njohur botërisht.
Rama deklaron se krahasuar me vitin e fundit të qeverisë Berisha, në 2016 u mboll 35% më pak kanabis dhe u shkatërrua 92% më shumë sesa në vitin më të suksesshëm të qeverisë së vjetër.