Report TV - Trafik i renduar në superstradën e Lezhës

2016-10-17 0

Superstrada Milot-Lezhë është përballur me një fluks të jashtëzakonshëm mjetesh gjatë pasdites të së dielës.

Kjo ka bërë që të krijohet një trafik i rënduar, i cili ka nisur që prej orës 15:00.

Shkak për këtë situatë është bërë numri i lartë i automjeteve që kanë udhëtuar drejt qytetit të Shkodrës për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Spanjë.

Qytetarë të ardhur nga Kosova si dhe qytetet të ndryshme të Shqipërisë janë dyndur drejt Shkodrës, duke krijuar një trafik mjaft të rënduar. Situata më problematikë ka qenë në hyrje të qytetit të Lezhës, ku automjetet kanë krijuar radhë kilometrike. Në disa raste ka pasur edhe bllokim të qarkullimit, kjo e ndikuar edhe nga reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Lezhën gjatë pasdites.

Për ti bërë ballë këtij fluksi mjetesh janë angazhuar në pikat më problematike, duke ndërhyrë në normalizimin e qarkullimit.