Report TV - Dom Ernest Troshani shpallet Kardinal nga Papa Françesku

2016-10-17 3

Në lutjen e të dielës në Vatikan, Papa Françesku ka shpallur kardinalët e rinj ndër të cilët edhe Dom Ernest Troshanin për dëshminë e jetës së tij të Krishterë.

Dom Ernest Troshani është i vetëmi prift në të gjithë listën që shpallet Kardinal për ta nderuar. Më 21 shtator 2014 ai dëshmoi para Papës Francesku vuajtjet e tij dhe të Kishës Shqiptare përgjatë komunizmit.

Në mediat e gjithë botës shkoi përqafimi i përzemërt i përlotja e Papës në takim me Kardinalin e dytë shqiptar pas Dom Mikel Koliqit. Ky është një titull nderi që i jepet atij. Kjo do të thotë se ai nuk merr pjesë ne konklave, pasi ka kaluar moshën, por Kisha e nderon me këtë titull.