Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi turin e dëgjimit dhe bashkëbisedimit me drejtues të Partisë Demokratike në degën 9 në kryeqytet.
Duke iu referuar raportit të Guardia di Finanza për monitorimin e territorit për sipërfaqen e mbjellë me lëndë narkotike Basha theksoi se kjo është pasojë e kriminalizimit të pushtetit dhe emërimit në poste kyçe të personave me rekorde kriminale.