Bashkia e Tiranës organizoi sot "Maratonën e Tiranës 2016", ku morën pjesë pjesë rreth 1 200 vrapues. Maratona nisi në orën 09:10 nga Muzeu Historik Kombëtar dhe do të vijoi përgjatë disa prej rrugëve kryesore të qytetit të Tiranës.
Për herë të parë organizohet në vendin tonë një eveniment i përmasave të këtij lloji. Kategoria më e gjatë e kësaj maratone ishte ajo Half Marathon prej 21 km për meshkuj dhe femra. Për meshkuj fitues u shpall Ilir Këllezi, ndërsa për femra, nënkampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega.
Në këtë maratonë morën pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila si dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në nisje të maratonës së parë në Tiranë, Erion Veliaj i cili theksoi rëndësinë e kultivimit të një jete të shëndetshme. ?Kryebashkiaku falenderoi qytetarët që kanë bashkëpunuar për të pasur sot një Tiranë thuajse pa makina çka mundëson dhe realizimin e maratonës.