Në qytetin e Shkodrës ka nisur festa për ndeshjen me Spanjën që mbrëmjen e sotme, 24 orë para sfidës.
?Plisat? e Kosovës dhe shumë tifozë të tjerë kuqezinj nga trevat shqiptare kanë ?pushtuar? rrugët dhe pedonalen e qytetit verior.
Nuk kanë munguar këngët dhe vallet, ndërsa atmosfera pritet që të ndizet akoma më shumë nesër, ku stadiumi do të jetë plot, pasi janë shitur të gjitha biletat.